10.8 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Rregulli i çuditshëm “anti-Messi” nga kundërshtarët e radhës të Argjentinës për kualifikueset e Kupës së Botës

- Advertisement -

Paraguai dhe Argjentina do të luajnë një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës në orët e para të së premtes.

Argjentina është e para në renditje, ndërsa paraguaianët në vendin e gjashtë. Para ndeshjes, federata e futbollit të Paraguait mori një vendim të diskutueshëm për të ndaluar veshjen e fanellave të Lionel Messit.

Të gjithë ata që do të vijnë në stadium me një bluzë me emrin e tij, qoftë me fanellë klubi apo kombëtar, nuk do të lejohen të hyjnë në stadium.

Presidenti i federatës paraguaiane, Fernando Villasboa, ka shpjeguar një vendim të tillë për radion lokale La Red.

“Askush nuk do të lejohet të veshë fanella argjentinase apo ndonjë fanellë të klubeve të huaja me emra të huaj. Ne do ta lyejmë stadiumin me ngjyrat e Paraguait dhe do t’i mbështesim lojtarët tanë ashtu siç e meritojnë. Kjo do të jetë rruga jonë”, deklaroi ai.

Paraguaianët tashmë kanë ndaluar veshjen e fanellave të Vinicius Junior në ndeshjen e fundit kualifikuese për Kupën e Botës kundër Brazilit. Ata e shpjeguan si masë sigurie që të mos ketë konflikt mes tifozëve në stadium.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit