Rrahmani rikthehet nga lëndimi, i gatshëm për ndeshjen e radhës

- Advertisement -

Sipas mediumit Gazetta dello Sport, kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani është rikthyer nga lëndimi dhe pritet të luaj nën ndeshjen e ardhshme të Napolit ndaj Cremonese, ndeshje e vlefshme për xhiron e 34 në Serie A.

Ylli i Kombëtares së Kosovës ka munguar mbi tre muaj, ndërsa rikthimi i tij pritet tej mase nga skuadra italiane, transmeton Klankosova.tv.

Rrahmani aktualisht në këtë sezon është paraqitur në 22 ndeshje ku ka arritur të shënojë një gol.

Të ngjashme

Të fundit