Paris Saint-Germain ka hyrë fuqishëm në garë për sulmuesin argjentinas të Atlético Madrid, Julian Alvarez.
Sipas raportimeve në mediat franceze dhe spanjolle, klubi francez ka paraqitur një propozim prej 100 milionë eurosh, plus përfshirjen e mesfushorit Kang-In Lee në marrëveshje.
Kampioni në fuqi i Evropës, synon ta bëjë Álvarez pjesë kyçe të projektit të ri nën drejtimin e Luis Enrique, i cili e sheh sulmuesin si lider të repartit ofensiv.
Nga ana tjetër, Atletico Madrid nuk ka ndërmend të heqë dorë lehtë nga lojtari, i cili është i lidhur me kontratë afatgjatë deri në vitin 2030, transmeton Klan Kosova.
Megjithatë, presioni i klubit francez dhe oferta e lartë financiare pritet të hapin negociata intensive në javët e ardhshme, duke e bërë këtë një nga sagat kryesore të merkatos verore.






