22.8 C
New York
Friday, September 27, 2024

Buy now

Rrahmani: Mentaliteti pika ime e fortë, jam i lumtur te Sparta

- Advertisement -

Sulmuesi Albion Rrahmani është i gatshëm ta tregojë vetën në secilën mundësi që i ipet, ndërsa ka pranuar se mentaliteti e ka sjellë në këtë pikë.

Ylli kosovar në verë bëri hapin gjigant duke iu bashkua Sparta Pragës, ku tani ka nisur ta tregojë kualitetin duke qenë titullar edhe në fitoren e fundit.

Në intervistë për faqen zyrtare të Sparta Pragës, Rrahmani u shpreh se është shumë i lumtur te klubi çek, kurse gjithnjë provon ta dëshmon vetën edhe në stërvitje.

“Është shumë mirë këtu. Jam i lumtur të jem pjesë e ekipit dhe të jem këtu. Po luaj në një qytet të bukur, në garë të nivelit të lartë dhe i rrethuar nga një ekip vërtet i mirë. Nuk shkoj shumë në qytet, por përfundimisht më ka lënë përshtypje të mira deri më tani”.

Duhet të keni qasjen e duhur dhe të përfitoni nga secila mundësi që paraqitet, jo vetëm në ndeshje. Një rast i mirë mund të vijë një apo dy herë në ndeshje, kështu që duhet ta bësh më të mirën për të shënuar. Mendoj se mentaliteti është pika ime e fortë. Fakti se provoj të shënoj në secilin shans që fitoj në stërvitje është dëshmi për këtë”, deklaroi Rrahmani ndër të tjera.

Rrahmani që kur iu bashkua Sparta Pragës ka regjistruar një gol e një asistim, derisa debutoi edhe në Ligën e Kampionëve.

Tani mbetet të shihet nëse Rrahmani do të jetë titullar në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Stuttgartit më 1 tetor.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit