19.1 C
New York
Monday, October 7, 2024

Buy now

Inflacion dyshifror, pako sociale jofleksibile dhe zbehje e rritjes ekonomike – realiteti i ekonomisë së vendit që nga viti 2021

- Advertisement -

Ky ishte konstatimi i Bankës Botërore në lidhje me politikat e Qeverisë së Kosovës në një raport të vjeshtës të vitit 2022 kur Kosova po përballej me inflacion të paprecedentë ndër dekada. Madje, raporti theksonte se ishte pikërisht inflacioni i lartë që ndaloi rrugën e Kosovës drejt rimëkëmbjes së madhe paspandemike të vitit 2021, vit në të cilin Lëvizja Vetëvendosje nisi udhëheqjen me një rritje prej 16.32 për qind të Bruto Produktit Vendor gjatë tremujorit të dytë (Shih tabelën e mëposhtme).

Rritja reale e BPV-së
TM1 2021
4.87%
TM2 2021
16.32%
TM3 2021
14.08%
TM4 2021
7.38%
TM1 2022
4.54%
TM2 2022
2.89%
TM3 2022
3.26%
TM4 2022
3.55%
Burimi: Agjencia e Statistikave të Kosovës

Një konstatim i tillë e zhvlerëson plotësisht mburrjen e ministrit Murati se masat e ndërmarra “përbëjnë pakon më të madhe mbështetëse në rajon krahasuar me Bruto Prodhimin Vendor.”

Reagimet e opozitës

Që nga kriza e çmimeve në vitin 2022, ekonomistët e partive opozitare janë përplasur vazhdimisht me partinë në pushtet. Një e tillë ishte gjatë ditës së mërkurë me ministrin e Financave Hekuran Murati i cili pretendoi se “s’ka qeveri në rajon, që ka marrë më shumë masa për përballje me inflacionin.”

I menjëhershëm ishte reagimi i deputetes së Lidhjes Demokratike të Kosovës Hykmete Bajrami, e cila kishte deklaruar disa ditë më parë në Kuvend, se nuk mund të qëndroj pa reaguar pasi, sipas tij, partia në pushtet “i ka propagandë të gjitha shifrat ekonomike”.

Ajo ka dekonstruktuar me pak fjalë se përse propaganda e fundit me inflacion, në fakt nuk do të thotë ulje e çmimeve. Ajo madje ka demonstruar me një poster çmimet e produkteve bazike, se sa janë rritur që nga ardhja në pushtet e kësaj qeverie.

“Rritja mesatare e çmimeve prej që e ka marrë mandatin Hekuran Murati është 22%, këtij 22%-shi ju kanë shtu plus 1.4% në muajin e fundit. Por, manipulimi i fundit i kontabilistit, në pozitën e ministrit nuk është për të ju bindur se nuk janë rritur çmimet, se Hekurani e din që ju i dini lëvizjet e çmimeve në baza ditore, ky manipulim është më shumë për me largu vëmendjen nga demaskmi që po u bëhet aferave korruptive të Lëvizjes Vetëvendosjes, andaj edhe njëherë unë kërkoj nga Lëvizja Vetëvendosje të ju shpjegoj qytetarëve për 273 milionë Euro tendera sekret”, ka shkruar Bajrami.

Deputetja e LDK-së, i bëri thirrje publike ministrit Murati për ballafaqim në një debat televiziv për ta ballafaquar propagandën e tyre me faktet.

Postimit të ministrit Murati i ka reaguar edhe anëtari i Kryesisë së LDK-së, Berat Rukiqi. Duke e quajtur ministrin Murati “propagandues kronik”, Rukiqi tha se çmimi i bukës gjatë kësaj qeverie është rritur 50 për qind, e sheqeri 80 për qind.

“Një qytetar i Kosovës, sot shpenzon 60% të pagës për produkte bazë (bukë, sheqer, vaj dhe qumësht) dhe barna. Kur e kanë nis këta qeverisjen në vitin 2021, për të njejtat produkte, është shpenzuar vetëm 30% e pagës”, ka shkruar Rukiqi.

Demantim në lidhje me pretendimet e Muratit pati edhe nga ekonomisti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa.

Sipas tij, nga viti 2022, çmimet kanë vazhduar të rriten eksponencialisht duke u bërë të papërballueshme nga qytetarët.

“E vërteta është se çmimet e rritura që nga viti 2022 asnjëherë nuk janë zvogëluar, por kanë vazhduar të rriten edhe më tutje dhe sot janë të papërballueshme për pjesën dërmuese të qytetarëve. Ndërkohë, qeveria si zgjidhje kishte ofruar ndihma të njëhershme, kryesisht nga 100 euro. Këtu shtrohet pyetja se kujt po i ndihmojnë ato 100 euro të shpërndara në vitin 2022, për tu përballur me çmimet e rritura që vazhdojnë të jenë edhe sot?! Hekuran Murati duhet të tregojë se si po i ndihmon ajo pakoja e tij e “madhe” sot një pensionisti që jeton me pension prej vetëm 100 euro të përballet me këto çmime?!”, shkroi ai ndër të tjera.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit