Ronaldo i komenton Messit në Instagram pas pensionimit nga kombëtarja

- Advertisement -

Cristiano Ronaldo ka reaguar ndaj postimit të fundit të Lionel Messit pas ndeshjes së tij të fundit me fanellën e Argjentinës.

Messi i dha lamtumirën kombëtares pas 208 paraqitjeve, duke mbyllur një kapitull historik 21-vjeçar me “Albiceleste”. Në ndeshjen e fundit, Argjentina triumfoi 3:0 ndaj Beninit, ndërsa Messi shënoi një gol dhe asistoi dy të tjerë.

Pas postimit emocional të Messit në Instagram, ku ai shkroi për rrugëtimin e tij me kombëtaren dhe falënderoi të gjithë ata që e shoqëruan gjatë këtyre viteve, një nga komentet më të veçanta ishte ai i Cristiano Ronaldos.

Ronaldo i shkroi:

“Leo, kaq shumë vite duke mbrojtur vendin tënd dhe një histori që do të zgjasë përgjithmonë. Gjithë respekti im për atë që ke arritur me Argjentinën. Një përqafim.”

Dyshja ka qenë në qendër të një prej rivaliteteve më të mëdha në historinë e futbollit për më shumë se një dekadë, por ky reagim i Ronaldos tregon edhe një herë respektin që ekziston mes dy legjendave.

Messi tashmë e ka mbyllur kapitullin e tij me Argjentinën, me 126 gola ndërkombëtarë, dy Copa América dhe një Kupë Bote të fituar në vitin 2022.

Të ngjashme

Të fundit