Roma shkatërron Fiorentinën 4-0, Malen shpërthen me hat-trick

- Advertisement -

Roma e ka mbyllur në mënyrën më spektakolare xhiron e parë të këtij edicioni në Serie A, duke deklasuar Fiorentinën me rezultatin 4-0 në “Olimpico”.

Ndeshja u zhvillua me të njëjtin rezultat si përballja e sezonit të kaluar mes dy skuadrave në Olimpico, por këtë herë protagonist absolut ishte Donyell Malen.

Sulmuesi holandez shënoi tre golat e parë të Romës, të tre pas asistimeve të Paulo Dybala. Për Malen ishte hat-tricku i parë me fanellën e Romës, në një paraqitje të jashtëzakonshme.

Roma nuk u ndal me kaq. Niccolo Pisilli realizoi golin e katërt, duke kompletuar “pokerin” e verdhekuqve dhe një fitore bindëse në startin e kampionatit.

Me këtë triumf, Roma nis fuqishëm sezonin dhe dërgon një sinjal të qartë për rivalët, ndërsa Fiorentina pëson një goditje të rëndë që në javën e parë.

Në javën e ardhshme, Roma do të udhëtojë në transfertë te Lecce, ndërsa Fiorentina do të kërkojë reagimin në shtëpi ndaj Frosinones.

Të ngjashme

Të fundit