13.9 C
New York
Monday, April 14, 2025

Buy now

Rohde i kërkon Kurtit zgjedhje të shpejtë të kryeparlamentarit dhe formimin e qeverisë, flet edhe për masat

- Advertisement -

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dje ka pritur në një takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Ky i fundit njoftoi sot për takimin e djeshëm ku tha se ia kishte Kurtit rëndësinë që të zgjidhet sa më shpejt kryetari i kuvendit dhe të formohet qeveria.

Po ashtu në këtë takim, Rohde tha se i kishte theksuar edhe përpjekjet që vendi i tij po bën për heqjen e masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës.

Faleminderit për takimin produktiv kryeministër! Theksova edhe një herë përpjekjet e vazhdueshme të Gjermanisë për të hequr sa më shpejt masat kundër Kosovës. Theksova gjithashtu rëndësinë e zgjedhjes së shpejtë të kryetarit të kuvendit dhe formimit të qeverisë së re”, tha Rohde.

Kurti dje tha se Rohden e ka uruar për përfundimin e suksesshëm të procesit të formimit të koalicionit qeverisës në Gjermani.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit