Rodrygo nuk ka plane që të largohet nga Real Madridi, pavarësisht spekulimeve të fundit.
Braziliani është i lumtur në “Santiago Bernabeu” dhe nuk dëshiron që të ndryshojë mjedis gjatë afatit kalimtar të verës.
Kampi i lojtarit konfirmon gjithashtu planin e qartë për të vazhduar në Real Madrid, si dhe i kënaqur me strategjinë e klubit.
Rodrygo ka nënshkruar marrëveshje të re deri në qershor 2028 vetëm disa muaj më parë – me klauzolën e re të lirimit prej 1 miliardë eurosh të përfshirë.