Një robot humanoid i zhvilluar në Kinë ka regjistruar një kohë më të shpejtë se rekordi botëror i Usain Bolt në garën e 100 metrave, gjatë Lojërave Botërore të Robotëve Humanoidë në Pekin.
Një robot humanoid ka përfunduar garën e 100 metrave për vetëm 9.39 sekonda të shtunën në Pekin, duke tejkaluar rekordin botëror prej 9.58 sekondash të vendosur nga sprinteri xhamajkan Usain Bolt në vitin 2009.
Roboti është prodhuar nga kompania me bazë në Pekin X-Humanoid dhe ishte një nga pjesëmarrësit në edicionin e dytë të Lojërave Botërore të Robotëve Humanoidë, shkroi CBS News.
Pamjet nga gara treguan se, pasi kaluan vijën e finishit, robotët u përplasën me një jastëk mbrojtës dhe u rrëzuan në tokë për të ndaluar. Më pas, disa prej tyre u larguan nga pista me barela.
Kompania kineze regjistroi një tjetër rezultat të pazakontë edhe në kërcimin së larti nga vendi. Një prej robotëve të saj arriti lartësinë 2.88 metra, duke kaluar rekordin prej 2.45 metrash të vendosur nga kubanezi Javier Sotomayor në vitin 1993.






