Rizvanolli godet PDK-në: Kërkuan pako emergjente për qytetarët më 3 prill, dje votuan kundër

- Advertisement -

Artane Rizvanolli, Ministre e Ekonomisë, ka goditur Partinë Demokratike të Kosovës pasi nuk votuan për shmangie të procedurave për “rishikim të buxhetit.”

Ajo tha se më 3 prill PDK-ja kërkuan “pako emergjente” për përballje me inflacionin si pasojë e krizës me çmime të larta të naftës dhe inflacionin, ndërsa dje nuk i kaluan shmangie të procedurave.

“PDK, 3 prill: Kërkon pako urgjente për të mbrojtur qytetarët. PDK, 25 prill: Voton KUNDËR për të mos lejuar pakon urgjente, bashkë me LDK, LS e AAK. Kaq sa i përket brengës së tyre për qytetarët!,” shkroi ajo.

Të ngjashme

Të fundit