Rikthimi në politikë, Musliu: Thaçi është shpëtimtari i këtij vendi

- Advertisement -

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka folur për mundësinë e rikthimit në politikë të ish-krerëve të UÇK-së, në rast të lirimit të tyre nga procesi gjyqësor në Hagë.

E pyetur në emisionin “Shoqet” në Klan Kosova nëse pas lirimit të tyre ekziston mundësia që Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të tjerët të mos merren më me politikë, Musliu tha se një vendim i tillë u takon ekskluzivisht atyre.

Megjithatë, ajo dha edhe qëndrimin e saj personal për rolin që, sipas saj, Hashim Thaçi mund të ketë në të ardhmen e Kosovës.

“A do të dëshiroja unë që ata të jenë në politikë, mund të them që Hashim Thaçi është shpëtimtar i këtij vendi edhe ka me pas shumë problem me nxjerrë nga gremina ku e kanë fundosur sot politika aktuale, e cila e ka sistemin shtetëror në dorë. Përgjigjen përfundimtare e japin ata kur kthehen”, tha Musliu.

Të ngjashme

Të fundit