“Rezymeja e Kurtit”, Zemaj: E njëjta propagandë, por mashtrimi është deshifruar

- Advertisement -

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka kritikuar programin e mandatarit për kryeministër, Albin Kurti, pas fjalimit të tij në Kuvend.

Zemaj ka thënë se programi i Kurtit është i njëjtë me atë të mëparshmin, ndërsa sipas tij të njëjta janë edhe premtimet dhe arsyetimet.

“Programi i njëjtë. Premtimet e njëjta. Dështimet e pritshme. E njëjta propagandë, të njëjtat fjalë, të njëjtat arsyetime. Por këtë herë, mashtrimi është deshifruar”, ka shkruar Zemaj.

Deputetët e LDK-së nuk janë duke marrë pjesë në seancën e Kuvendit ku po votohet për formimin e Qeverisë së re.

Të ngjashme

Të fundit