Sipas të dhënave të fundit nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, shkalla e jo-aktivitetit në tregun e punës mbetet ende e lartë në nivel vendi, duke arritur në 57.0%.
Megjithatë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, është shënuar një rënie prej 2.8 përqind.
Të dhënat tregojnë gjithashtu një mospërputhje të madhe gjinore, ku shkalla e jo-aktivitetit te femrat arrin në 75.0%, për dallim nga meshkujt, që regjistrojnë një shkallë prej 39.1%.
“Shkalla e jo-aktivitetit vazhdon të mbetet mjaft e lartë (57,0 %), mirëpo vërehet një rënie e përqindjes (-2,8%), krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Shkalla e jo-aktivitetit tek femrat ishte shumë e theksuar (75,0%), krahasuar me meshkujt (39,1%).”