Reali e vendosi njollën e vetme të zezë në rekordin mbresëlënës të Lamine Yamalit

- Advertisement -

Lamine Yamal po bëhet çdo ditë e më i mprehtë dhe më vendimtar në lojën e tij. Ai debutoi në ekipin e parë të Barcelonës në moshën vetëm 15-vjeçare e nëntë muajshe. Tani, në moshën 19-vjeçare, duket si një futbollist që ka përjetuar tashmë disa jetë futbollistike.

Ai vazhdon të jetë shumë i ri, por tashmë është mësuar ta mbajë Barcelonën mbi supe, duke qenë vazhdimisht protagonist në momentet vendimtare, shkruan gazeta katalanase “Sport”.

Golave u takon vetëm gjysma e historisë. Ndikimi i Yamalit shfaqet edhe përmes asistimeve vendimtare dhe kur këto dy statistika bashkohen, shfaqet një shifër vërtet e jashtëzakonshme.

Në 13 ndeshjet e fundit me Barcelonën, Yamali ka shënuar gol, ka dhënë asistim ose i ka bërë të dyja në 12 prej tyre.

Vetëm “El Clasico” në “Spotify Camp Nou”, më 25 tetor, e ndërpreu këtë seri, kur Marc Cucurella u tregua një kundërshtar i vështirë dhe i dha fund vazhdimësisë së tij mbresëlënëse.

Që nga përballja me Real Madridin, Lamine është rikthyer te kontributet vendimtare dhe shpreson ta bëjë të njëjtën gjë edhe kundër Atletico Madridit, në ndeshjen që do të zhvillohet të dielën e ardhshme në La Liga.

Përkushtimi i tij vërehet edhe në detajet e vogla. Yamali shkon në stërvitje edhe në ditët kur ekipi e ka pushim opsional, ashtu siç bëri të enjten e kaluar, ndërsa ka përmirësuar edhe punën e tij pa top.

Megjithatë, pikërisht aftësitë në sulm vazhdojnë ta dallojnë nga të tjerët. Statistikat e tij këtë sezon flasin vetë: 13 gola dhe 11 asistime në 15 ndeshje, apo gjithsej 24 kontribute në gola.

Ylli spanjoll e di tashmë se si është të shënosh kundër Atletico Madridit në “Metropolitano”, pasi që të dy golat e tij ndaj “Los Rojiblancos” i ka realizuar në stadiumin e tyre.

Goli i parë erdhi në sezonin 2024/25 të La Ligës, kur Yamali ishte pjesë e një përmbysjeje të jashtëzakonshme të Barcelonës, të cilën Ferran Torres e kompletoi në fitoren 4-2.

Goli i dytë u realizua sezonin e kaluar në Ligën e Kampionëve. Yamali goditi fuqishëm me të majtën, duke e dërguar topin ulët në rrjetë dhe duke i mbajtur gjallë shpresat e Barcelonës, ndonëse katalanasit në fund u eliminuan nga “Los Rojiblancos”.

Të ngjashme

Të fundit