Dueli Malisheva – Llapi, hap xhiron e 15-të

- Advertisement -

Me ndeshjen Malisheva – Llapi, do të hapet xhiro e 15-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Kjo ndeshje luhet sot nga ora 13:00 në stadiumin “Liman Gegaj” dhe pritet të jetë tejet interesante.

Të dy skuadrat synojnë fitoren, duke pasur parasysh renditjen e tyre në tabelë, me Malishevën që kërkon të mbajë hapin me kreun e tabelës dhe Llapin për t’u larguar nga zona e rënies.

Malisheva është e dyta në tabelë me 30 pikë, pesë më pak se Prishtina që është e para kurse Llapi renditet në pozitën e parafundit me 11 pikë të mbledhura.

Si Malisheva ashtu edhe Llapi në këtë përballje futen pas fitoreve që i regjistruan javën e shkuar.

Malisheva e mposhti 2:1 skuadrën e Dukagjinit derisa Llapi triumfoi me shifrat 4:1 kundër Vushtrrisë.

Në fakt, kjo është edhe njëra prej përballjeve më interesante të kësaj xhiroje në elitën e futbollit kosovar.

FFK konfirmon orarin e ndeshjeve të Superligës

Të ngjashme

Të fundit