Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka reaguar lidhur me videon e publikuar nga deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, duke thënë se vetura me probleme teknike s’është e Albin Kurtit.
“Aq shume jane verberu satelitet e opozites saqe edhe veturat e tyre kur po i prishen po i bejne te Kryeministrit. Fake edhe ne defekte“, ka shkruar Manxhuka.
Në pamjet e publikuara nga Behrami, shihet mbrojtja e afërt teksa tenton ta ndezë veturën përmes kabllove nëpërmjet një veture tjetër.
Behrami ka ironizuar me pamjet, duke thënë se Kurtit s’po i ecën as vetura e as koalicionet, pas seancës së sotme.
“Iu ka prishë kerri kryeministrit. S’po i ecë kurqysh diçka. As me kerre, as me koalicione”, thotë ai në video.
Seanca për konstituimin e Kuvendit është mbajtur, gjithsesi është detyruar të shtyhet.