13.7 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Reagon Sveçla: 7 të arrestuarit për fajde përfituan miliona nga qytetarët tanë

- Advertisement -

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas aksioneve të policisë kundër fajdes dhe detyrimit.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Sveçla ka thënë se shtatë personat e arrestuar kanë fituar vlera milionëshe nga qytetarët.

“Toleranca ndaj kriminaliteteve si fajdeja e haraçi dhe çdo fenomeni të dëmshëm për qytetarët dhe shoqërinë tonë ka përfunduar. Do ta vazhdojmë pa u ndalur dhe pa kompromis luftën ndaj çdo ilegaliteti në Republikën tonë.” – ka thënë ai.

Postimi i plotë:

Në rajonin e Prishtinës, Pejës dhe Gjilanit, Policia e Kosovës ka realizuar dje dhe sot operacione në luftimin e aktiviteteve kriminale të fajdes dhe detyrimit.

Deri më tash janë arrestuar 7 persona, të cilët përmes aktiviteteve kriminale kanë përfituar vlera milionëshe nga qytetarët tanë përmes frikësimit dhe detyrimit fizik.

Toleranca ndaj kriminaliteteve si fajdeja e haraçi dhe çdo fenomeni të dëmshëm për qytetarët dhe shoqërinë tonë ka përfunduar. Do ta vazhdojmë pa u ndalur dhe pa kompromis luftën ndaj çdo ilegaliteti në Republikën tonë.

I lus dhe inkurajoj të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me institucionet e sigurisë që askush të mos jetë viktimë e individëve apo organizimeve kriminale.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit