12.1 C
New York
Monday, May 6, 2024

Buy now

Reagon deputeti i Vetëvendosjes, pasi Lushtaku i quajti zagarë

- Advertisement -

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi mbrëmë në një emision televiziv tha se me ardhjen e Qeverisë Kurti janë prishur planet e njerëzve të liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt dhe të Sami Lushtakut të cilët sipas tij, fitonin miliona nga Ministria e Infrastrukturës.

Lushtaku i është drejtuar kryeministrit Kurti duke i thënë “Albin, lidhi zagarët’.

Ai shtoi se do ta padisë Durmishin, sipas tij, për shpifjet që i ka bërë duke e përmendur Sami Lushtakun.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe deputeti i Lëvizjës Vetëvendosje, Salih Zyba.

Zyba tha se Lushtaku e ka hallin që do ta lidhin për korrupsion.

Ky e paska hallin që do ta lidhin këtë për korrupsion!”, shkroi Zyba në Facebook.

Ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, është shprehur i mllefosur me deklaratën e zëvendësministrit Durmishi.

Ai tha se kryeministri Albin Kurti dhe ministrat e tij munden me u kapë veç për organin e tij gjenital.

Albin Kurti munët me m’kap veç për k**i, Albin Kurti edhe do ministra që i ka munën me mu kap veç për k**i. As s’ki çka me m’nalë. Le të kallzojnë çka m’ka nalë. As s’kom firmë, as shokë që kanë firma që i mbajnë rrugët.  I kanë policinë, le të tregojnë cilat firmat. Ata po e dijnë që unë jam kritik i Albin Kurtit dhe jam zëshëm e jo nër tavolina jam hapur edhe këtu është krejt problemi”, tha Lushtaku.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit