Vesa Vllasaliu dhe Kader Kicaj janë dy banoret e radhës që kanë hyrë në shtëpi për 24 orë.
Finalistët u gëzuan në masë të madhe dhe janë shumë të lumtur me hyrjen e tyre.
Në ndërkohë, nuk kanë munguar pyetjet e tyre rreth ish-konkurrentëve, nëse janë parë e takuar me ta.
Një pyetje iu bë bukuroshes nga Gjilani nga Edona James, ku i tha nëse është në lidhje me Azem Gagicën.
“Jo, kuku”, u përgjigj ajo në një reagim të menjëhershëm.
Vesa më pas tha se nuk ka të drejtë të flasë për persona jashtë dhe të zbulojë më shumë detaje.
E njëjta mes tjerash gjatë bisedës theksoi se ka qëndruar brenda vetëm pesë javë.