18.1 C
New York
Tuesday, September 29, 2026

Buy now

12 vite martesë me Amal, George Clooney zbulon “sekretin”: Nuk mund të qëndrojmë…

- Advertisement -

George dhe Amal Clooney kanë festuar 12-vjetorin e martesës. Çifti u kurorëzua në vitin 2014, në një ceremoni madhështore në Venecia, ku morën pjesë shumë personazhe të njohur.

Sot, ata janë prindër të binjakëve Alexander dhe Ella dhe jetojnë kryesisht në pronën e tyre në Francë.

Një marrëveshje që çifti vendosi që në fillimet e martesës vazhdon të jetë pjesë e marrëdhënies së tyre. George Clooney ka treguar se ai dhe Amal nuk qëndrojnë larg njëri-tjetrit për më shumë se një javë, pavarësisht angazhimeve profesionale.

Në një intervistë për “News.com.au” në vitin 2015, aktori rrëfeu se sfida kryesore e martesës ishte përshtatja me oraret e tyre.

“E vetmja gjë me të cilën duhet të përshtatemi janë oraret tona. Marrëveshja jonë është që nuk mund të qëndrojmë larg njëri-tjetrit për më shumë se një javë. Deri tani po funksionon mjaft mirë”, kishte deklaruar Clooney.

Çifti zotëron prona në disa vende, përfshirë një shtëpi pranë liqenit Como në Itali. Megjithatë, banesa e tyre kryesore është Domaine du Canadel, një pronë me vreshta në Brignoles të Francës.

Të ngjashme

Të fundit