16.3 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Reagim i shpejtë, pastrohet statuja e Bill Clinton

- Advertisement -

Statuja e ndërtuar në nder të ish-presidentit të SHBA-së, Bill Clinton, në lagjen “Dardania” në Prishtinë është pastruar.

Një gjë e tillë është njoftuar nga Vrojtuesit e Lagjes në ‘Facebook’, të cilët kanë falënderuar për reagimin e shpejtë.

Kjo, pasi që të njëjtit para pesë orësh publikuan fotografi të dëmtimit të statujës së ish-presidentit Clinton.

“Të lutem na fal Bill Klinton, se ne nuk jemi në gjendje ta mirëmbajmë një statujë tënde, ndërsa ti ishe në gjendje që me tërë potencialin diplomatik dhe ushtarak të na ndihmosh në ditët më të vështira”, shkruante me ironi faqja.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit