Ish-deputeti i PDK-së, Adem Grabovci, ka reaguar pas rastit të fundit ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi, i cili lajmëroi sot se gjurmuesi GPS është vendosur në veturë, duke thënë se gazetarët kanë drejtë të bëjnë punën e tyre, shkruan Scanner.
Grabovci, që siç e dimë ka qenë i atakuar për aferën Pronto, të cilat u patën publikuar nga z.Kajtazi, ka bërë thirrje që gazetarët të lihen rehat në punë e tyre.
“E dini mirë, se edhe në të kaluarën këta gazetar kanë bërë punë investigative, sipas vlerësimit dhe përcaktimit të tyre. Në ketë drejtim, unë kam qenë ndër të atakuarit në vazhdimësi, në shumë mënyra e rrethana, pikërisht nga shkrimet e publikimet e ndryshme të gazetarëve”, shkruan Grabovci.
Postimi i plotë:
LËRENI GAZETARËT TË BËJNË PUNËN E TYRE.
Ndaj shqetësimin me zhvillimet që po ndodhin kohët e fundit rreth disa gazeatrëve, e me theks të veçantë rastin e sotëm, me pajisjen e dyshuar përgjuese që u gjend në veturën e gazetarit Vehbi Kajtazi.
E dini mirë, se edhe në të kaluarën këta gazetar kanë bërë punë investigative, sipas vlerësimit dhe përcaktimit të tyre. Në ketë drejtim, unë kam qenë ndër të atakuarit në vazhdimësi, në shumë mënyra e rrethana, pikërisht nga shkrimet e publikimet e ndryshme të gazetarëve.
Por, asjnëherë, në asnjë rrethan, as tentuar nuk kam për ti pënguar në punën e tyre, pavarësisht se shumë herë thuhej e thurej edhe përtej së vërtetës. Pra, edhe me pak se gjysëm e vërteta.
Edhe Ne, dikur e kishim pushtetin, por i bënim thirje drejtësisë të na hetojë deri në fund, me gjitha kapacitetet, duke besuar verbërisht në drejtësi. Ne edhe kemi ditë të ofrojmë dorëheqje, për të mos i penguar organet e drejtësisë, derisa i kryen punët e tyre ligjore.
Ajo çfarë po shohim sot, është e dëmshme për vendin.
Pushteti i katërt, duhet respektuar e çmuar! Gazetaria është vlerë e shoqërisë.