18.5 C
New York
Monday, May 20, 2024

Buy now

Rashiq: Protestat për dinarin kanë qenë artificiale

- Advertisement -

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, tha se protestat për dinarin në veri të Kosovës kanë qenë artificiale.

Ai thotë që persona të manipuluar që financohen nga institucione të ndryshme, po përdoren për të njëjtën gjë.

“Sa i përket protestave, janë protesta mbi të gjitha artificiale. A e dini pse? Sepse çdo herë deri më tash, manipulime me ata persona të cilët në këtë rast, me të drejtë kanë qenë pjesëmarrës të protestës, është diçka standarde, por një biografi ose një eksperiencë që e kemi pasur deri më tash ka qenë gjithmonë ata persona, të cilët kanë qenë në një formë të financuar nga ana e institucioneve të ndryshme, kanë qenë të përdorur për të njëjtën gjë. Kjo do të thotë, kur e shohim protestën e djeshme ose të para disa ditëve, ndoshta është protesta që do të kisha thënë unë, te protestat e rralla të cilat me të vërtetë e kanë pasur një qëllim, bile protestë e cila është e bazuar, kisha me thanë unë”, tha Rashiq në emisionin Context në ATV.

Sipas tij, protestat po keqpërdoren nga struktura destruktive, të cilat, çdo veprim të Kosovës po e kontestojnë në formë etnie.

“Protestat keqpërdoren si çdo herë, sikur që një prej vërejtjeve të mia personale është pse e kemi mundësuar një strukturë të tillë sikur që e dimë që kemi disa struktura që janë destruktive dhe pavarësisht se çka bënë Qeveria e Kosovës ose institucionet e pavarura të Kosovës, kjo kontestohet në formë etnie, në formë institucionale, në formë politike që në shumicën e rasteve nuk ka nevojë që të bëhet një gjë e tillë”, tha Rashiq.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit