Rashica mbetet te Beshiktashi

- Advertisement -

E ardhmja e Milot Rashicës te skuadra e Beshiktashit është ripërcaktuar pas paraqitjes së tij mbresëlënëse kundër Midtjyllandit, duke bërë atë që ta fitojë besimin e trajnerit Vincenzo Italiano.

Kështu që, Rashica nuk do të largohet këtë verë nga Beshiktashi edhe pse nuk bënte pjesë e klubit, pasi trajneri Italino e sheh si pjesë të projektit të tij.

Vendimi i trajnerit të Beshiktashit, tashmë është i prerë pasi u ka kërkuar drejtuesve të klubit që mos ta shesin Rashicën, i cili kishte oferta nga klubet tjera.

Rashica po shihet si lojtar produktiv te Beshiktashi në sezonin e ri pasi ka bindur plotësisht trajnerin se mund të jetë i dobishëm për skemat e tij.

Në fakt, trajneri i Beshiktashit nuk do ta miratojë shitjen e Rashicës këtë verë në asnjë mënyrë, me përjashtim të ndonjë oferte astronomike për futbollistin kosovar.

Rashica ka kontratë me skuadrën turke deri në fund të sezonit 2026/27, ndërsa sezonin e shkuar në 33 ndeshje zyrtare pati 2 gola e 6 asistime.

Të ngjashme

Të fundit