Xhylani i cili jeton prej vitesh në Itali dhe është i martuar me shtetase italiane, ka të kaluar të errët, siç raporton Periskopi.
Për mërgimtarin Naser Xhylani ishte lëshuar urdhër-arrest nga policia italiane, pasi ai ishte pjesë e një bande kriminale në Itali, për cka edhe autoritetet atje e kishin shpallur në kërkim bashkë me Erion Hysenin dhe Roland Nurce.
Xhylani dhe bashkëatdhetarët e tij kishin kontakte me trafikantët e drogës në Kolumbi për furnizim me kokainë dhe në Spanjë për kanabis.
Naser Xhylani, sipas Vox news, njihej me nofkën si “Jugu” ose “Leon”.






