Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vdekjes së Sahit Jasharit, duke e cilësuar atë si një nga nismëtarët e luftës çlirimtare dhe bashkëluftëtar të komandantit Adem Jashari dhe Hamzë Jasharit.
Haradinaj tha se ndarja nga jeta e Sahit Jasharit është një lajm i rëndë për bashkëluftëtarët, familjarët dhe të gjithë ata që bashkëvepruan me të nga përpjekjet për liri deri te shtetndërtimi.
Ai u shprehu ngushëllime familjes Jashari, miqve dhe bashkëluftëtarëve, duke shtuar se kujtimi për të do të jetë i përhershëm.
Postimi i plotë:
Sahit Jashari ishte ndër nismëtarët e luftës çlirimtare, bashkëluftëtar i komandantit legjendar Adem Jashari dhe Hamzës. Ndarja e tij nga jeta është lajm i rëndë për ne bashkëluftëtarët, për familjarët dhe për të gjithë ata që patën rastin të bashkëveprojnë me të, që nga përpjekjet tona për liri e deri në shtetndërtim.
Me këtë rast, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Jashari, bashkëluftëtarët e miqtë.
I përhershëm qoftë kujtimi për Sahit Jasharin!
I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!






