Çmimet e naftës kanë shënuar rritje të fortë pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump lidhur me Iranin. Sipas BBC, nafta Brent u rrit me rreth 2 dollarë për fuçi brenda pak minutash, duke arritur në 94.16 dollarë, përpara se të pësonte një rënie të lehtë.
Në një postim në rrjetin “Truth Social”, Trump deklaroi se SHBA mund të ndërmarrë veprime të ashpra ndaj Iranit dhe synon ndikim mbi tregjet e naftës dhe gazit iranian. Ai përmendi gjithashtu mundësinë e goditjes së infrastrukturës energjetike të vendit, përfshirë ishullin Kharg.
Më herët gjatë ditës, çmimi i naftës kishte qenë në rënie, duke zbritur nga mbi 95 dollarë për fuçi në orët e para të mëngjesit në rreth 92 dollarë në mesditë. Megjithatë, deklaratat e Trump sollën sërish rritje të menjëhershme të çmimeve për shkak të shqetësimeve mbi furnizimet globale me energji./Albinfo.ch/





