Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka publikuar një mesazh lidhur me trofeun e Kupës së Botës, duke shprehur dëshirën që Kosova një ditë të bëhet pjesë e skenës më të madhe të futbollit botëror.
Ademi ka theksuar se trofeu, i cili pas 39 ditësh gare do t’i dorëzohet kampionit të ri të botës, ka qenë edhe në Kosovë gjatë turit të tij ndërkombëtar, duke u dhënë tifozëve kosovarë mundësinë ta shohin nga afër.
“Ky është trofeu që nga sot qëndron këtu, ndërsa pas 39 ditësh garë të fortë dhe përplot emocione do t’i dorëzohet kampionit të botës. Ky trofe ka qenë edhe në Kosovë, gjatë turit të saj nëpër botë, duke u dhënë tifozëve tanë mundësinë ta shohin nga afër, e që pa dyshim ishte një moment i veçantë për futbollin tonë. Le të shpresojmë dhe brez pas brezi të punojmë me përkushtim dhe vizion, që të jemi pjesë e ngjarjeve të tilla të mëdha dhe një ditë këtë kupë ta meritojmë dhe ta fitojmë. Futbolli është sporti ku ëndrrat bëhen realitet”, ka shkruar Ademi në Facebook.






