Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka shprehur mbështetjen e tij për “Marshin për Liri”.
Haradinaj, përmes një video-adresimi, i ka ftuar qytetarët që të mblidhen më 12 shtator në Prishtinë në përkrahje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të cilët po gjykohen në Hagë.
“Më 12 shtator, të gjithë bashkë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë! Në përkrahje të çlirimtarëve. Në përkrahje të drejtësisë. I presim në Kosovë!”, është shprehur Haradinaj.
Link: https://www.facebook.com/share/r/1MK3maLBQC/?mibextid=wwXIfr






