Mebrastin e Kurban Bajramit, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka uruar festën e Kurban Bajramit. Ja urimi i tij:
Gëzuar festa e Kurban Bajramit!
Të gjithë besimtarëve islamë ua uroj festën e Kurban Bajramit, me urimet më të sinqerta për paqe, shëndet, harmoni dhe begati në çdo familje.
Kjo festë e madhe simbolizon sakrificën, solidaritetin, mirëkuptimin dhe përkushtimin ndaj njëri-tjetrit, duke shërbyer si moment reflektimi për vlerat humane dhe familjare.
Me këtë rast, kujtojmë me nderim të gjithë dëshmorët, martirët dhe kontribuuesit e lirisë, të cilët me sakrificën e tyre bënë të mundur jetën në liri dhe paqe.
Uroj që fryma e Kurban Bajramit të sjellë më shumë mirësi, unitet dhe dashuri ndërmjet qytetarëve.
Gëzuar festa e Kurban Bajramit!
https://www.facebook.com/share/1KkbGUeuQg/?mibextid=wwXIfr






