Pas shkarkimit të Kryesuesit të Kuvendit të Drenasit, Milaim Hajdari, anëtar i PDK-së, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka reaguar në rrjetin social.
Opinioni i tij:
Beteja parazgjedhore e opozitës ka filluar herët, gati jemi!
Shkarkimi i sotëm z. Milaim Hajdari nga pozita e Kryesuesit të Kuvendit të Drenasit, në Mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit, nuk më ka befasuar.
Shkarkimi i tij me vota të DD, VV, tre ish anëtarëve të PDK-së, dy asamblistëve tjerë të pozitës dhe asamblistit të “gjelbër”, është reflektim i punës destruktive, të shtyrë edhe nga faktorë të komunave tjera dhe keqbërësve të vjetër.
Personaliteti i Milaim Hajdarit ka qenë dhe është i nderuar për komunën tonë dhe më gjerë. Është dëm i madh që një njeri si ai, tolerant, bashkëpunues e i respektueshëm, sot të bëhet cak i asamblistëve hakmarrës.
Puna penguese e disa asamblistëve, gjatë këtij mandati, ka dëmtuar interesin qytetar, këtë e kanë bërë edhe sot.
Opozita duhet ta dijë një herë e përgjithmonë, ne nuk do të nënshtrohemi për të negociuar punët e kundërligjshme.
Hedh poshtë fjalimet demagogjike të asamblistëve opozitarë në Mbledhjen e jashtëzakonshme, për shpifjet me pretendime për t’u faktorizuar para qytetarëve, njëherësh duke tentuar ta mashtrojnë opinionin.
Kontributin e folësve të sotëm e njohin qytetarët e komunës së Drenasit, me kundërshtimin e buxhetit, të investimeve, dhënien e pronës me qira dhe miratimin e Listës paraprake të pronave e deri të dëmet që bëhen ndaj investitorëve të rinj dhe krijimin e qindra vendeve të reja të punës.
Beteja parazgjedhore ka filluar para kohe, por, jemi gati, me përkushtimin tonë të plotë që me Kabinetin tim, të realizoj dhe arsyetoj besimin e qytetarëve.
https://www.facebook.com/share/p/DeGXq4UFwr1ggrb3/?mibextid=WC7FNe