Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, i është kundërpërgjigjur ministrit Xhelal Sveçla, i cili e quajti ‘të fabrikuar’ informacionin që Ramadani dha mbrëmë në Pressing, për atë që sipas tij, ‘ministri është gjuajtur me kallash në Ujman’.
Ramadani në këtë postim, veç tjerash thotë se ‘ministri Sveçla nuk ka Verifikim të Sigurisë’ dhe e fton që ta bëj të njëjtin.
Ai tutje ka insistuar se ka ndodhur gjuajtja me AK-47 teksa Sveçla ishte në një barkë së bashku me disa policë.
“Besoj se ikja nga rafalet e armës afër barkës nuk mund të komentohet si veprim trimërie e lavdie”, ka shkruar Ramadani, teksa ka theksuar se nuk e ka fabrikuar këtë ngjarje siç e akuzoi ministri Sveçla.
“Sidoqoftë, nuk besoj që ndonjëherë në jetë kam fabrikuar gjë”, ka shkruar më tej ish-kryeinspektori i AKI-së.