Limaj fton qytetarët në Kleçkë për ndezjen e “Zjarrit të Lirisë”

- Advertisement -

Kreu i Nismës, Fatmir Limaj, ka ftuar qytetarët dhe bashkëluftëtarët që nesër në orën 19:00 të mblidhen në Kleçkë, te Kompleksi i Varrezave të Dëshmorëve, në një aktivitet të organizuar për ndezjen e “Zjarrit të Lirisë”.

Përmes një postimi në Facebook, ai tha se ky organizim bëhet në nderim të katërshes së UÇK-së që po mbahet në Hagë, transmeton Klankosova.tv.

“Ju ftoj që nesër, në ora 19:00, të bashkohemi në Kleçkë, te Kompleksi i Varrezave të Dëshmorëve, ku do të ndizet ‘Zjarri i Lirisë’”.

“Le ta ndezim së bashku këtë zjarr në nderim të lirimit të Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit”, shkruan ai.

Të ngjashme

Të fundit