Rama: Marre, Qeveri e “vades së Lupçit”

- Advertisement -

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama sërish ka akuzuar partinë në pushtet për bllokim të projekteve kapitale në kryeqytet.

Së fundmi, një një reagim në rrjetin social “Facebook”, Rama ka deklaruar se Qeveria e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje, pa asnjë arsyetim ka bllokuar projektin e “Ishullit urban” që lidh lagjen “Arbëria” me qendrën e Prishtinës.

“Sot, rreth 30 mijë banorë detyrohen me kalu përmes shinave të trenit për me dalë në qendër. Jo pse nuk ka projekt. Jo pse nuk kanë nisë punimet. Por sepse Qeveria ka vendosë me i blloku! Procedurat i kemi kry. Punimet kanë fillu. Erdhën edhe i qitën shiritat  Arsyetimi? “Po e mbrojmë trashëgiminë kulturore.” Cilën trashëgimi kulturore?!”, ka shkruar Rama.

Ai ka thënë se edhe punimet i kanë ndalë në mënyrë të jashtëligjshme.

“Punimet i ndalën në MAJ. Aktin ligjor e nxorën në QERSHOR. Pra, fillimisht e ndalën projektin, pastaj e krijuan arsyetimin për ndaljen e tij. Le të dalë veç NJËRI prej tyre para 30 mijë banorëve të Arbërisë dhe le ta thotë një arsye të vetme që e justifikon këtë bllokadë! Një të vetme.”, ka thënë Rama.

Për fund, ai ia ka vendosur edhe një epitet ekzekutivit që udhëhiqet nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Qeveri e “vades të Lupçit”. Marre!”, ka shkruar Rama.

Të ngjashme

Të fundit