Hasan Shala, ish-kryetar i Gjykatës së Apelit, i ftuar në Frontal në T7, ka foluar për procesin e gjykimit për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçit.
Ai ka thënë se përgjimet e Thaçit tregojnë se nuk ka kurrfarë pengimit të drejtësisë.
‘’Është një gjykim që nga fillimi deri në përfundim sipas meje, është me të gjitha provat që prokurori pretendon janë nxjerr tato prova me supozime por edhe me shkelje të drejtave të njeriut. Përgjimet janë bërë në mënyrë edhe ashtu, edhe pse janë të lejuara nga gjykata, janë cenuar të drejtat e njeriut kur në bisedën familjare, shoqërore, janë përgjuar të gjitha. Për gjykatën dhe ne si ekspertë jo’’, ka thënë ai.






