Ramadani i AAK: E keni ditur se pas Banjskës vagonat dhe paratë shkojnë në Serbi, manipulimi nuk kalon

- Advertisement -

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, ka ngritur sërish kritika lidhur me dërgimin e vagonëve për riparim në Serbi, duke pretenduar se institucionet e Kosovës nuk mund të arsyetohen me pretendimin se nuk kanë qenë në dijeni se kush ishte nënkontraktori.

Ramadani, ka shkruar se “e vërteta është e padilemë” dhe se, sipas tij, “manipulimi nuk kalon”.

Ai i është referuar Ligjit për Prokurimin Publik, duke theksuar se ligji kërkon që tenderuesi të deklarojë pjesët e kontratës që synon t’i nënkontraktojë dhe identitetin e nënkontraktorëve të propozuar. Neni 30 i Ligjit Nr. 04/L-042 përcakton pikërisht këtë detyrim.

“E keni ditur se pas Banjskës vagonat dhe paratë shkojnë në Serbi!”, ka shkruar Ramadani.

Sipas tij, legjislacioni i prokurimit publik në Kosovë nuk lejon atë që ai e quan “nënkontraktim anonim”.

“Autoriteti Kontraktues (QEVERIA) nuk mund të pretendojë se ‘nuk e ka ditur’ se kush është nënkontraktori, pasi verifikimi i emrit dhe dokumentacionit të tij është hap procedural i obligueshëm ligjor gjatë vlerësimit të tenderit”, ka deklaruar Ramadani.

Ai ka përmendur edhe dispozitat e rregullave të prokurimit publik, duke insistuar se nënkontraktori duhet të bëhet i ditur në dokumentacionin e tenderit

Të ngjashme

Të fundit