11.8 C
New York
Thursday, March 6, 2025

Buy now

Ramabaja s’i sheh të gjithë të barabartë para ligjit, Mehmetaj: Këtë kam dashtë me ta nxjerr

- Advertisement -

Përplasja mes gazetarit Lirim Mehmetaj dhe analistit të afërt me qeverinë Kurti, Sadri Ramabaja, në emisionin “Debat Plus” ka nxjerrë në pah logjikën e dyfishtë që përdoret nga analistët e pushtetit për të justifikuar mosparaqitjen e kryeministrit Albin Kurti në Prokurori për hetimet rreth rezervave shtetërore.

Mehmetaj, ndërsa sqaroi arsyet prapa ironisë së postimit të sotëm në Facebook ku fton që seanca e gjykatës në të cilën është thirrur të mbahet në shtëpinë e tij, vuri në pah absurditetin e mbrojtjes që Ramabaja i bën veprimeve të Kurtit.

“Unë e kam nxjerr një ironi për t’ia bërë të kuptueshme Ramabajës çfarë budallallëku është mos me shku [me dhënë dëshmi në Prokurori]. Se ky, kur e bën Albin Kurti, thotë këqyrë se ‘Albini është i mençur’. E duhet ta bëj unë me thënë ky ‘s’është kah shkon’ që pastaj unë me i thënë ‘se edhe Kurti nuk shkon’ për me ardh ky në veti.” – tha Mehmtaj.

Në një përpjekje për ta mbrojtur kryeministrin, Ramabaja iu kundërpërgjigj duke thënë: “Ti je larg, ai është kryeministër, ti je qytetar i thjeshtë.”

Pas deklaratës së Ramabajës, Mehmetaj shfrytëzoi ia ekspozoi thelbin e argumentit absurd të Ramabajës: “A po ia shihni logjikën, për të ka rëndësi sa vota i ki, jo me respektu ligjin. Këtë kam dashtë me nxjerr, këtë që e tha sot. Pra, ligji nuk vlen njëjtë për mu dhe Albin Kurtin, se ai ka vota më shumë se unë e unë.”

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit