Osmani takon senatorët amerikanë, kërkon mbështetjen për dialogun strategjik midis Kosovës dhe SHBA-së

- Advertisement -

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim me senatorët Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin.

Në ktë takim është diskutuar për  nisjen e dialogut strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Postimi i plotë:

Ishte kënaqësi të takoja senatorët Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin gjatë vizitës së tyre në Kosovë.

Në dhjetëra takime e biseda që kemi zhvilluar gjatë viteve të fundit, senatorja Shaheen ka dëshmuar se është një mbështetëse e palëkundur e Kosovës dhe e rrugës sonë euroatlantike. Jam e lumtur që kësaj radhe asaj iu bashkua edhe senatori Durbin, i cili gjithmonë ka qenë në mbështetje të vendit tonë.

I falënderova senatorët për një sërë nismash që kanë mbështetur dhe shtyrë përpara në Senatin amerikan, në funksion të paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajonin tonë. Kërkova mbështetjen e tyre për rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në NATO dhe për nisjen e dialogut strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, proces të cilin e patëm iniciuar zyrtarisht gjatë mandatit tim presidencial.

Njëkohësisht, duke pasur parasysh përpjekjet e vazhdueshme të Serbisë për të përhapur propagandë dhe për të rishkruar historinë, kërkova mbështetjen e tyre në mbrojtje të së vërtetës për luftën çlirimtare të Kosovës. Nuk duhet të lejojmë kurrë që viktima, populli i Kosovës, dhe agresori, regjimi serb, të barazohen apo të vendosen në të njëjtin rrafsh moral. E vërteta historike nuk mund të relativizohet dhe drejtësia nuk mund të ndërtohet mbi shtrembërimin e saj.

Po ashtu, i kundërshtova me argumente historike, juridike dhe politike pretendimet e rreme të propagandës serbe se në Kosovë ushtrohet represion ndaj të krishterëve. Kjo narrativë e rrezikshme, që po promovohet me këmbëngulje nga qarqe në Serbi, duhet të përballet pa ndërprerje me fakte, të vërteta dhe argumente nga çdo institucion i Republikës së Kosovës. Liria fetare, bashkëjetesa dhe respektimi i të drejtave të të gjithëve janë vlera të Kosovës që nuk mund të njollosen nga propaganda

Të ngjashme

Të fundit