26.1 C
New York
Saturday, July 26, 2025

Buy now

Ramabaja ia “qan hallin” Limajt: E ka në dorë mbijetesën e Nismës

- Advertisement -

Njohësi i çështjeve politike, Sadri Ramabaja, ka folur për situatën aktuale politike dhe mundësinë për formimin e institucioneve të reja, duke vlerësuar se partia Nisma Socialdemokrate e ka pasur një rast të rëndësishëm për të ndikuar në proces.

Ramabaja tha se nuk përjashtohet mundësia e ndonjë befasie për sot, por theksoi se befasitë e tilla janë të rralla në praktikën politike kosovare.

“Ajo që është vërejtur është afrimi i Nismës dhe Vetëvendosjes, por ky afrim nuk është shfrytëzuar si duhet – sidomos nga Nisma, e cila e kishte këtë si një shans jetik. Edhe vetë kam besuar në racionalitetin politik të tyre,” u shpreh Ramabaja në Tëvë1.

Ai theksoi se presionet nga palë të ndryshme që nuk e duan një qeveri Kurti 2 mund të kenë ndikuar në ngurrimin e Nismës, duke e cilësuar këtë si një dëm për tërë skenën politike.

“Kjo nuk i bën nderë skenës sonë politike. Tashmë jemi në orët e fundit dhe mundësitë për të lëvizur diçka nesër janë të vogla”, shtoi ai.

Ramabaj e cilësoi Fatmir Limajn si një figurë që ende ka peshë në politikën kosovare, duke i bërë thirrje që të shfrytëzojë momentin për të siguruar mbijetesën e Nismës dhe rolin e vet politik.

“Po të isha në pozicionin e Fatmir Limajt, do ta shfrytëzoja këtë mundësi për mbijetesën e Nismës dhe të vetë figurës së tij në skenën politike. Humbja e një politikani si Fatmir Limaj do të ishte humbje për skenën tonë. Nëse vendos të marrë hapin, ai mund të dalë si fitues – dhe më së shumti do të përfitonte vetë Nisma”, përfundoi Ramabaja.

Të ngjashme

Të fundit