Ligji për të Huajt, Haziri: Kurti po e implementon marrëveshjen e arritur me Vuçiqin

- Advertisement -

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri  tha se kryeministri Albin Kurti sipas tij po bën veprime për implementimin e marrëveshjes që njihet si ‘marrëveshja Kurti-Vuçiq’.

Haziri në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova deklaroi se ligji për të huajt është kamuflim, pasi sipas tij kryeministri po vepron në mënyrë klasike për marrëveshjet e 28 shkurtit dhe 18 marsit, raporton Klankosova.tv.

“Po thonë është ligji i vitit 2013, ligji për të huajt. Kamuflim po, kamuflim është ligji për të huaj. Në mënyrë klasike është duke bërë veprime që është implementim i marrëveshjes së 28 shkurtit dhe 18 marsit që njihet si marrëveshja Kurti-Vuçiq. Ai është duke vepru”, tha ai.

Të ngjashme

Të fundit