Një dëshmi e fortë dhe emocionale është ndarë nga i mbijetuari Agron Mehmeti, i cili ka rrëfyer përjetimet e tij rreth Masakrës së Reçakut në emisionin Expose.
Ai tregon se gjithçka nisi pas luftës në Drenicë, kur tensionet filluan të afrohen drejt fshatit Reçak.
Sipas Mehmetit, në verën e vitit 1998, forcat serbe rrethuan fshatin dhe dogjën shumicën e shtëpive.
“Po unë jam njëri ndër të mbijetuarit e kësaj masakre. Në vitin 98 sic dihet pas sulmeve në Prekaz, luftës në Prekaz, luftës në Drenicë, fillun edhe protestat në komunë e Shtimës në mbështetje të banorëve të Drenicës, dhe cdo herë vike rrethi i luftës duke u afru edhe nga ana jonë. Në gusht të vitit 98 forca të shumta policore ushtarake serbe e kanë rrethu fshatin dhe kanë fillu bastisjen dhe kanë djegë disa shtëpi, 70% e fshatit Reçak ka qenë e djegur në verën e 98. Një numër i madhë i popullsisë u larguan nga shtëpitë e tyre pasi që nuk kishin ku të qëndrojnë pasi që frocat serbe dogjën shtëpitë e tyre dhe kështu ka vazhduar deri në tetor të vitit 98, teotr nëntor kur u arrit një marrëveshje mes ambasadorit Hol Brock dhe Slobodan Milosheviqit gjoja për armëpushim në Kosovë dhe futjes së misionit të OSBE në Kosovë, njerëzit tani duke pasur besimin në misionin ndërkombëtarë vec filluan aty shtëpitë që ishin të padjeguara të kthehen në shtëpitë e tyre. Edhe pse ishte rreziku potencial prap por njerëzit u mërzitën duke jetu të zhvendosur jashtë vendit dhe u kthyen në familjet e tyre”, tha ai për gazetën Blic.
Ai shton se banorët u detyruan të largohen, ndërsa kthimi i tyre ndodhi vetëm pas një armëpushimi të brishtë, që sipas tij ekzistonte “vetëm në letër”.
Mehmeti përshkruan se si forcat serbe vazhdonin të grumbulloheshin rreth fshatit, duke e kthyer Reçakun në një zonë frike dhe mbijetese.
“Këtu u ndërpre edhe energjia elektrike, nuk ka pas në atë kohë, ndoshta edhe për ti joshë njerëzit që të kthehen këtu në Reçak e lëshuan edhe energjinë elektrike dhe filluan të kthehen një numër i konsiderueshëm i banorëve në Reçak. Reçaku në atë kohë ka pas dikun 2500 banorë, pas djegjës se fshatit u kthyen me jetu diku rreth 500 – 600 banorë. Forcat serbe policore ushtarake, gjithmonë vinin duke u përqendruar më shumë edhe pse ishte në letër e shkruar armëpushim ata nuk e respektonin armëpushimin. Dhe u përqendruan prap në pozicionin tek ‘Pishat e Shtimës’, me shumë alteri të rëndë, tenka, autoblinda dhe mjete tjera luftarake, të vendosur ishin edhe këtu te ‘Podi i Gështenjave në Shtime’, dhe në mbrëmjen e 14 janarit është rrethu i tërë fshati, nga mbrapavija nga fshati Belic, supozohet se kanë qenë 4000 – 5000 trupa të forcave serbe që e kanë rrethu fshatin dhe në mëngjesin e kobshëm të 15 janarit kanë fillu gjuajtjet e para në 06:45 minuta”, përfundoi ai për GazetaBlic.






