Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në selinë e Aleancës në Bruksel.
Rama e quajti Rutten si njohës të spikatur i Evropës, vëzhgues të vëmendshëm të Ballkanit Perëndimor dhe dashamirës të hapur të Shqipërisë.
“Kënaqësi për fjalët vlerësuese dhe inkurajuese për ecurinë e sektorit të mbrojtjes në Shqipëri, si edhe seriozitetin e Shqipërisë në përmbushjen e detyrimeve të NATO-s”, shkroi Rama në Facebook.
Në ndërkohë, edhe vetë Sekretari Rutte shkroi në X për takimin me Ramën.
“E prita me kënaqësi kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama në selinë e NATO-s sot. Patëm një bisedë të mirë për investimet në mbrojtje, për situatën në Ballkanin Perëndimor dhe për mbështetjet e Aleatëve ndaj Ukrainës”, tha Rutte






