Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar disa pamje të rrugës Orikum-Dukat, rrugë të cilën ai e quajti panoramike.
Ai përmes një postimi në Facebook tha se kjo rrugë është një investim infrastrukturor që i shërben flukseve turistike të këtij sezoni.
“Me rrugën panoramike Orikum-Dukat, një investim infrastrukturor që i shërben flukseve turistike të këtij sezoni, duke lehtësuar trafikun dhe shkurtuar distancat për në plazhet e bukura të jugut”, ka shkruar Rama.