3.6 C
New York
Friday, March 21, 2025

Buy now

Rama me shqiptarët në Athinë, i fton të kthehen në atdhe

- Advertisement -

Kryeministri shqiptar, Edi Rama u rikthye sërish në Athinë, por këtë të dielë me një format të ri. Së bashku me shumicën e kabinetit qeveritar dhe kryebashkiakët socialistë, ishte i pranishëm në çeljen e Panairit të Punës në kryeqyettin grek, me synimin joshjen e emigrantëve për t’i rikthyer në atdhe me një kontratë pune nga sipërmarrësit shqiptarë.

“Jemi konkurrues në pagat me Greqinë. Por, qeveria është me mision, jo për të gjetur punë, pasi punë gjejmë në panair”, tha Rama.

Bizneset në Shqipëri kanë nevojë për punonjës, sipas shefit të qeverisë shqiptare: “Kemi nevojë për të mbikualifikuar”.

Për këtë takim me emigrantët afro 2 muaj para zgjedhjeve, Rama u mundua ta nënvizonte se nuk kishte ardhur për fushatë elektorale, por nga ana tjetër nuk i shmangu dot premtimet. E para lidhet me integrimin e Shqipërisë, kur, sipas tij, ka ardhur koha që të ulet si i barabartë në një tryezë me Greqinë, pa u paragjykar siç ka ndodhur ndër vite.

Me shqiptarët e Athinës, Edi Rama ndau edhe akuzat që bëjnë kundërshtarët politik ndaj tij: “Më thonë ik sepse i ka të gjithë ministrat në burg”.

Më i qartë se në Tiranë ishte në kryeqytetin grek për fatin e drejtësisë në Shqipëri: “Nuk do ta prekim pavarësinë e drejtësisë”.

Gjatë fjalimit të tij, plasi edhe syri i keq, siç e cilësoi ai. Moment që e shfrytëzoi për t’i dërguar një mesazh Sali Berishës nga Athina: “Ja, kështu do t’i bjerë syri edhe bufit të kënetës më 11 maj”.

Gjatë kësaj vizite, Rama zhvilloi takim edhe me mësuesit shqiptarë në Greqi, të cilët mbështeten financiarisht për ruajtjen e gjuhës shqipe./A2Cnn/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit