6.5 C
New York
Wednesday, November 25, 2026

Buy now

Rama: Me mua si kryeministër, synojmë që Kosova të jetë si Singapori

- Advertisement -

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur edhe një herë tjetër ambicien për t’u bërë kryeministër i Kosovës, duke premtuar se në këtë pozitë do ta shndërronte vendin në një shtet të zhvilluar si Singapori.

Gjatë inaugurimit të një pjese të Rrugës A, të mërkurën, Rama ka deklaruar se Kosova ka potencial për zhvillim, por siç deklaron shpesh, sipas tij kjo po pengohet nga Qeveria Kurti.

“Do të ishte më e lehtë nëse s’do të na bllokonin e sabotonin. E me na ndihmu paramendojeni se çka do të bënim. Do të bënim vend fenomenal. Vetëm duhet një qeveri bashkëpunuese e jo sabotuese”, ka thënë Rama para mediave.

Ai ka shtuar se si kryeministër synon që Kosova të jetë si Singapori apo vendet e tjera të zhvilluara.

“Si kryeministër, synojmë që Kosova të jetë si Singapori apo si vendet e zhvilluara sepse kemi rini të mrekullueshme, potencial të mrekullueshëm të zhvillimit”, ka deklaruar ai.

Kryetari i Prishtinës, i cili po e ushtron mandatin e dytë, në tetor kishte bërë të ditur se synimi i tij i radhës është posti i kryeministrit.

Rama ka fituar dy herë zgjedhjet për kryetar të Prishtinës nën siglën e LDK-së ndonëse në vazhdimësi ka deklaruar se nuk ka librezë të kësaj partie.

Ai nuk e ka fshehur dëshirën as për ta drejtuar LDK-në./EO/

Të ngjashme

Të fundit