15.5 C
New York
Friday, May 17, 2024

Buy now

Rama e përshkruan me vetëm një fjali takimin me Haradinajn

- Advertisement -

Dikur e akuzonte për shpifje, e madje për këtë edhe e padiste, teksa sot, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është takuar me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Me këtë të fundit madje ai është shfaqur mjaft i afërt

Përderisa Haradinaj zgjodhi që me disa paragrafe më shumë të përshkruante takimin me Ramën, kryeministri shqiptar këtë e bëri me vetëm një fjali.

“Kryeministria – Me kryetarin e AAK-së Ramush Haradinaj”, ka shkruar Rama.

Ndërkaq, Haradinaj në postimin e tij tha se ka falënderuar kryeministrin Rama për ndihmën e shtetit shqiptar gjatë krizës energjetike.

“Falënderova Kryeministrin Rama për ndihmën e shtetit shqiptar gjatë krizës energjetike në Kosovë dhe shpreha nevojën e gjetjes së mënyrave të bashkëpunimit të ngushtë mes dy vendeve në këtë kohë aspak normale”, ka shkruar Haradinaj.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=521961772632822&id=100044570103558

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit