Një video-inicizim nga një takim me qytetarë i presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i mbajtur në Rashkë të Serbisë në tetor të vitit 2021, paraqet një nga dëshmitë kryesore për fillet e organizimit të grupit të armatosur të Millan Radoiçiqit.
Video-inicimi është siguruar nga Prokuroria Speciale dhe është në nga provat më të fuqishme në të cilat mbështetet aktakuza ndaj Millan Radoiçiqit dhe 44 të tjerëve për sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjskë aktakuzën e Prokurorisë Speciale për rastin “Banjska”, të cilën e ka siguruar Paparaci, thuhet se në këtë takim nisin fillet e organizimit të grupit dhe kërkimi i përkrahjes për kryerjen e aktit terrorist.
Në takim janë të pranishëm presidenti serb Aleksandar Vuçiq me zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit serb, si dhe Millan Radoiçiqi e Vlladimir Radivojeviq, i njohur me nofkën “Mami”.
“Mami”, po ashtu akuzohet nga Prokuroria Speciale për pjesëmarrje në sulmin terrorist në Banjskë. Ai njihet si pjesëtar i strukturave ilegale të Serbisë në Kosovë. Bashkëpunëtor i Radoiçiqit në veri.
Si Radoiçiqi, ashtu edhe Radivojeviqi – “Mami”, në prani të Vuçiqit kërkojnë që të armatosen dhe të nisin rezistencë të armatosur kundër institucioneve të Kosovës në katër komunat veriore.
Siç përshkruhet në aktakuzën e Prokurorisë Speciale, Radoiçiqi mban një fjalim të shkurtër dhe kërcënues për organet e sigurisë së Kosovës.
“I keni dëgjuar këta trima çfarë thonë, unë do t’ju them vetëm një gjë në emër të të gjithëve, se herën tjetër do të mbrohemi deri në fund, deri në vdekje”, citohet të ketë thënë Radoiçiqi në fjalimin e tij brenda takimit me Vuçiqin.
Ishte kjo ngjarje dhe fjalimet brenda saj, që dëshmojnë se Radoiçiqi ka rol kyç në udhëheqjen e grupeve kriminale që veprojnë në veri të Kosovës, thuhet aktakuzë.
“Në këtë fjalim lë të kuptohet se i pandehuri Millan Radoiçiq ka rolin kyç në udhëheqjen e grupeve kriminale që veprojnë në pjesën veriore, është organizator i të gjitha ngjarjeve dhe incidenteve të cilat kanë ndodhur në komunat me shumicë serbe në Kosovës dhe në të njëjtën kohë konfirmon qëllimin e tij për organizimet e ardhshme dhe rezistencën deri në vdekje”, thuhet në aktakuzën.
I akuzuari tjetër, Vlladimir Radivojeviqi mban po ashtu një fjalim kërcënues ndaj organeve të sigurisë së Kosovës.
Ai pretendon se është plagosur në djalë në veri të Kosovës dhe tutje i kërkon Vuçiqit mbështetje nga shteti serb për armatosjen e grupit.
“Djali është plagosur ne pranin e të gjithë neve, ne Rudare tek Kryqi, kur ata janë tërhequr, kane shtënë me arme nga te gjitha llojet e armatimit”, thotë ai.
Vuçiqi kërkon sqarim në kënd kinse ka shtënë Policia.
“Kanë shtënë në njerëz, në shtëpi (ndërhyn nje grua: ‘kanë shtënë në drejtim të gjithë neve). Unë i nderuar kryetar së bashku me këta djem kemi qene aty, në vijë të parë, çdoherë kur është kërkuar, e kemi dëgjuar shtetin tone çdoherë, çdoherë, edhe herën e fundit kur ata kane rregulluar rrugetimin e tyre duke kaluar mes nesh, e kemi dëgjuar shtetin tonë, nuk kemi me durim, i kam tri vajza, më e madhja i ka 17 vjet, nuk do te ju mbajmë me gjate, do te ju dëgjojme juve, ne po shkojme poshtë, unë i kam femijët atje, nuk mund te pres më shumë, ndoshta e kam, nuk di si ta shpjegoj, e kanë plagosur djalin e ri në praninë tonë, çka presim me shume”, deklaron “Mami”.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, Vuçiq e pyet nëse i është ofruar ndihma Sofronijeviqit kur ishte në Zvecan.
Radivojeviqi i përgjigjet: “Po mendoj se po, vetëm dua ta dije se a do ta kemi mbështetjen e shtetit? A kemi njerëz që mund te iu besojmë, të cilët janë tanët, mendoj se herë tjetër nuk do të ketë. Jam duke folur këtu ne emër te këtyre te rinjve, te cilët besoj se pajtohen me mua, nëse nuk mendojnë ashtu, le te thonë [ata brohorasin se pajtohen me konstatimin e tij dhe duartrokasin]”.
Pas kësaj ai shton: “Njerëzit që i shihni këtu kanë ardhur nga barrikadat. Kaq kisha, nuk do të ju mbajë më gjatë, faleminderit”.
45 të akuzuarit e Prokurorisë Speciale për sulmin terrorist në Banjskë janë Millan Radoiciq, Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq, Dusan Maksimoviq, Vladimir Radivojeviq, Ugljesa Jarediq, Milorad Jevtiq, Vlastimir Andriq, Aleksandar Milosavljeviq, Lazar Smigiq, Veljko Djordjeviq, Vladimir Vucetiq, Stefan Jovanoviq, Milovan Krstoviq, Uros Miliq, Trajko Vasiq, Danilo Vasiq, Vukasin Jarediq, Sasa Periq, Nemanja Stankoviq, Momcilo Vuckoviq, Stefan Radojkoviq, Marjan Radojeviq, Marko Arsiq, Zarko Cvetkoviq, Krsto Damjanoviq, Stefan Milosavljeviq, Marko Saviq, Aleksandar Jevremoviq, Rados Gvozdiq, Ivan Miliq, Gojko Zubaq, Nemanja Radivojeviq, Radak Adziq, Milos Milenkoviq, Dorde Baloviq, Danijel Dukiq, Danilo Virijeviq, Aleksandar Tanaskoviq, Milos Kragoviq, Miljan Nedeljkoviq, Nikola Iliq, Vladan Iliq, person juridik “R” dhe person përgjegjës është R.S.
Në aktakuzë, Millan Radoiçiq cilësohet si “kreu i grupit terrorist”, i cili bashkë me pjesëmarrësit tjerë, më 24 shtator, 2023, në orën 01:00, pasi që kanë bllokuar rrugën tek ura e fshatit me dy kamionë dhe pastaj janë fshehur, kanë sulmuar zyrtarët policorë të Kosovës, të cilët kanë shkuar për t’i hequr kamionët dhe për të liruar rrugën.
Me këtë rast është vrarë zyrtari policor, Afrim Bunjaku, është plagosur zyrtari policor, Alban Rashiti, dhe janë lënduar zyrtarët tjerë policorë: Çlirim Shaqiri, Mirsad Kryeziu, Sedat Dushi.
Ky sulm, sipas aktakuzës, ka vazhduar deri në orën 15:00, “kur shumica dërrmuese e këtij grupi është arratisur në drejtim të rrugëve malore për në Republikën e Serbisë”.
Në aktakuzë thuhet se ata kanë qenë “të trajnuar në mënyrë profesionale” dhe se kanë hyrë ilegalisht në Kosovë nga Serbia “përmes rrugëve malore“ dhe me dhjetëra vetura, “disa prej tyre të blinduara dhe të mbushura me armë të rënda, municion, raketahedhës, eksplozivë, uniforma të kamufluara ushtarake dhe pajisje logjistike ushtarake”.
Sipas aktakuzës, nga 1 janari i vitit 2017 deri më 24 shtator, 2023, kur ka ndodhur sulmi në Banjskë, Millan Radoiçiq ka siguruar të ardhura në mënyrë të tërthortë, pjesa më e madhe e të cilave janë përdorur për armatim të rëndë, uniforma ushtarake, mbështetje logjistike dhe pagesën e pjesëmarrësve të grupit.
Në aktakuzë thuhet se një pjesë e të hyrave të tij buron nga “aktiviteti kriminal, përmes bashkëpunimit dhe ndihmës së të pandehurit Radulle Steviq – pronar dhe person përgjegjës i bizneseve RAD D.O.O. dhe Radulle Steviq B.I”.
Sipas aktakuzës, ai i ka konvertuar paratë në pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, ndërsa një pjesë të pasurive të paluajtshme e ka transferuar edhe te personat e tretë, me qëllim të fshehjes ose maskimit të burimit të pasurisë.