“Radio Policia e VV-së”: Janina Ymeri ironizon me paralajmërimin për radio të Policisë

- Advertisement -

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ironizuar me idenë e një radioje të Policisë së Kosovës.

Në postimin e saj, Ymeri e ka quajtur këtë radio “Radio Policia e VV-së”, ndërsa përmes ironisë ka paraqitur një skenar ku kundërshtimi i saj ndaj kryeministrit Albin Kurti bëhet shkak për vëzhgim të shtuar.

“Deputetja nga LDK, Janina Ymeri, ka tejkaluar çdo kufi kundërshtimi ndaj Kryeministrit Kurti.

Duke qenë se nuk e ndali as padia nga KEK-u dhe as linçimi online, e vëmë në dijeni se është nën vëzhgim me vigjilencë të shtuar çdo lëvizje e saj me automjet në relacionin Ferizaj – Prishtinë dhe anasjelltas”

Deputetja ka sqaruar vetë se njoftimi është ironik, por ka shtuar se një radio e tillë është në përgatitje dhe pritet të procedohet zyrtarisht.

“Posti është ironik por radio policia (nga VV) është në ‘përgatitje’ dhe pritet të procedoj nga ana zyrtare”, ka shkruar Ymeri.

Të ngjashme

Të fundit