14.3 C
New York
Sunday, April 28, 2024

Buy now

Qytetarët në veri të Mitrovicës optimist për paqe

- Advertisement -

Mesdita e së enjtes ishte krejt e zakonshme në veriun e Mitrovicës.

Të rinjtë këtu po e shijojnë kafen nën rrezet e diellit.

Mirëpo sipas forcave të rendit, situata e sigurisë vazhdon të jetë e ndjeshme në pjesën veriore te republikës.
Madje, krerët e institucioneve të sigurisë kanë paralajmëruar se mund të ketë sulme nga grupe kriminale në veri.
Megjithatë, qytetarët këtu shprehet optimist se do të ketë paqe të qëndrueshme.

“Nuk kam punë me politikën. Kjo është pyetje politike. Kjo duhet të zgjidhet ndërmjet institucioneve së të dyja palëve. Përleshjet nuk i duhen askujt. As shqiptarëve, as serbëve, askujt. Kjo duhet të zgjidhet me rrugë paqësore. Paqja është më e nevojshma. Shihni çfarë po ndodh nëpër botë. Kujt i duhet lufta? Askujt. Kaq”, shprehet Dragan Stajoneviq.

“Nuk e di. Mendoj që jo. Nuk do të ketë tensione, sigurisht. Gjithçka do të jetë në rregull. Ashtu mendoj. Nuk ka arsye të ketë tensione”, shprehet qytetari Selçan Markoviq.

Kurse njëri prej tyre pati një kërkesë për kryeministrin Kurti.

“Kurti duhet të na mbrojë. Dhe jo të punojë ashtu. Vuçiçi nuk mundet të bëj gjë. Ai nuk mund të bëjë gjë. Ne jemi këtu vetëm si… Si t’ju them Si t’ju them, ne këtu jemi… Ne këtu jemi qiraxhinj. Nuk jemi për të jetuar gjithmonë këtu. Kurti duhet t’i dojë sa shqiptarët ashtu edhe serbët. Kaq”, Asiç Milan – banor në Mitrovicën e veriut

Derisa, zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut, Veton Elshani thotë që situata vazhdon të jetë e brishtë.
“Situata e sigurisë në mbarë veriun e vendit është e qetë mirëpo është edhe delikate, duke i marrë parasysh zhvillimet që kanë ndodhur këtu që nga nëntori i vitit 2022, e që kulmuan me ngjarjen në Banjska”, thotë Elshani.

Elshani tregon edhe sa nga kush vjen rreziku kryesor.

“Derisa grupi i Banjskës endet i lirë gjithmonë ekziston një rrezik për territorin e Kosovës, veçanërisht në veriun e vendit. Sidoqoftë ne jemi të përgatitur me plane të ndryshme operacionale dhe jemi të kujdesshëm gjatë veprimeve tona dhe nëse ka nevojë për ndonjë reagim, do të reagojmë sa më shpejt që është e mundur”, shprehet ai.

Kurse, njohësi i çështjeve të sigurisë Arben Dashevci, thotë se askush nuk mund të përjashtoj mundësinë që në një moment Serbia ta sulmojë Kosovën.
“Askush nuk mund ta përjashtoj mundësin që Serbia mund sa sulmoj Kosovë sërish. Në aspektin e sigurisë askush nuk mund të garantoj për këtë gjë. Megjithatë ka rëndësi shumë që ne jemi të përgatitur dhe kemi kapacitete plota për veprim”, vlerëson Arben Dashevci- njohës i sigurisë.

Patrullime në veri dhe në vijën kufitare bëjnë vazhdimisht pjesëtarët e KFOR-it në Kosovë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit